|
|
 |
 |
|
BAKTERIOLOGJIA |
IMUNOLOGJIA |
MIKOLOGJIA |
PARAZITOLOGJIA |
VIROLOGJIA |
ANGLISHT |
BAKTERIOLOGJIA - KAPITULLI 11
ENTEROBACTERIACEAE, VIBRIO, CAMPYLOBACTER DHE HELICOBACTER
Dr Alvin Fox
Pėrktheu:
Dr. Arsim Kurti, Asistent i Mikrobiologjisė nė Fakultetin e Mjekėsisė
|
SPANJOLLISHT |
|
E-MAIL DR LUL RAKA |
Universiteti i Prishtinės |
 |
|
FJALĖT KYĒE
Oportun
Gastroenterit
Diarre
Dizenteri
Infeksionet e traktit urinar
Llaktozė pozitiv/negativ
API testet
E.coli Enteropatogjene
E. coli Enterotoksigjene
Toskina termostabile
Toksina termolabile
E.coli Enteroinvazive
E.coli Enterohemorragjike
Vero toksina (sikur Shiga-toksina)
Hemolizina
Piliet adhezive
Shigella
Dizenteria bacilare
Shiga toksina
Salmonella typhi
Tifoja
antigjeni Vi
Salmonella enteritidis (salmonelloza)
Salmonella cholerae-suis
Vibrio cholerae
Cholera
Koleragjeni (toksina e kolerės)
Yersinia entercolitica
Campylobacter jejuni
Helicobacter pylori |
ENTEROBACTERIACEAE
Veēoritė e pėrgjithshme
Ky grup i mikroorganizmave pėrfshin
bakteret qė shkaktojnė infeksione primare tė traktit gastrointesinal tė njeriut.
Kėto baktere referohen si
enterike (duke mos marrė parasysh qė shkaktojnė ērregullime tė zorrėve).
Bakteret qė sulmojnė traktin gastrointestinal janė E. coli dhe
Salmonella, tė gjitha speciet e Shigellave dhe Yersinia
enterocolitica. Sėmundja reumatizmale, Sindroma e Reiterit (HLA-B27) mund tė
jenė si pasojė e ekspozimit me Salmonella, Shigella ose
Yersinia. Mikroorganizmat tjerė qė nuk bėjnė pjesė nė Enterobacteriaceae,
duke pėrfshirė Campylobacter dhe Chlamydia janė poashtu shkaktarė
tė Sindromit tė Reiterit. Yersinia pestis shkaktare e murtajės do tė
spjegohet ndaras me
zoonozat.
Pjesėtarėt e kėsaj familje janė
shkaktarėt kryesor tė infeksioneve oportune ( duke pėrfshirė septikeminė,
pneumoninė, meningjitin dhe infeksionet urinare). Shembuj tė gjinive qė
shkaktojnė infeksione oportune janė: Citrobacter, Enterobacter,
Escherichia, Hafnia, Morganella, Providencia dhe
Serratia.
Seleksionimi i terapisė antibiotike ėshtė kompleks i shkaktuar nga diversiteti i
organizmave.
Disa prej mikoorganizmave
shkaktojnė sėmundje tė asocuara tė bashkėsisė te personat e shėndoshė.
Klebsiella pneumoniae ėshtė e pėrfshirė shpesh nė infeksionet respiratore.
Mikroorganizmi ka kapsulė tė shprehur qė i ndihmon nė patogjenitetin e saj.
Infeksioni mė i zakonshėm i traktit urinar ėshtė i shkaktuar nga E. coli.
Rruga kryesore e infeksionit urinar ėshtė ascedente e shkaktuar nga kontaminimi
fekal. Proteusi ėshtė njė tjetėr shkaktar i zakonshėm i traktit urinar; prodhon
ureazėn e
cila e zbėrthen urenė dhe e bėn urinėn alkalike.
Izolimi dhe identifikimi
i Enterobaktereve
Kėto janė baktere Gram negative, fakultative ananerobe. Kanė mungesė tė
citokrom-oksidazės dhe paraqiten si oksidazė negative. Ato shpesh izolohen nga
fekalet nė agar i cili pėrmban laktozėn dhe njė pH indikator. Kolonitė qė
fermentojnė llaktozėn prodhojnė acid tė mjaftueshėem qė tė shkaktojnė ndryshime
tė ngjyrės sė indikatorit (fig 1). E. coli e fermenton laktozėn ndėrsa
Shigella, Salmonella dhe Yersinia nuk e fermentojnė. Shtamet
jopatogjene tė E. coli ( dhe bacilet tjera llaktozė pozitive) janė
shpesh prezente nė fecesin normal. Ėshtė vėshtirė tė dallohen nga E. coli
patogjene , kolonitė llaktozė negative janė tė vetmet qė identifikohen nė
feces. Tė gjitha Enterobakteret e izoluara prej pjesėve tjera ( tė cilat
pėrmbajnė numėr tė vogėl tė baktereve (p.sh. urina ) ose janė sterile ( p.sh
gjaku ) identifikohen me sitemin API 20 E. Serotipet e rėndėsishme mund te
diferencohen pėrmes antigjeneve tė tyre O (lipopolisakarid), H (flagjelar) dhe
K (kapsular). Megjithatė
serotipizimi nuk pėrdoret si rutinė nė laboratoret klinike.
|
Figure 1A Reaksionet nė TSI agar. Pėr informata mė detale tė kėsaj figure,
shkoni
kėtu.
©
Neal R. Chamberlain, Kirksville College of Osteopathic Medicine, Kirksville,
MO and
The MicrobeLibrary
|
Figura 1B
Fermentuesit
llaktozė-negativė nė agarin e Hektoenit qė pėrmban kripėra biliare dhe
indikatorė acidik (bromtimol blu dhe acid fuksinė). Bakteret Gram pozitive
inkibohen, prandaj agari ėshtė selektiv pėr rritjen e baktereve Gram-negative.
Bakteret qė fermentojnė llaktozėn marrin ngjyrė portokalli kurse ato qė nuk e
fermentojnė japin koloni me ngjyrė tė gjelbėrt nė tė gjelbėr-tė kaltėr. Kjo ka
rėndėsi nė dallimin e baktereve patogjene ndaj baktereve tė florės normale nė
mostrat e fecesit. Por, megjithatė ėshtė vėshtirė tė dallohen bakteret
jofermentuese nga njėra tjetra. Mikrobet me dukje tė tillė tė kolonive mund tė
jenė Salmonella, Proteus ose Shigella. © Pat Johnson, Palm
Beach Community College, Lake Ėorth, Florida
and
The MicrobeLibrary
Figure 1C
Rritja e fermentuesve
llaktozė-negativ nė agarin e MacConkey qė pėrmban kripėra biliare dhe kristal
violet pėr pengimin e rritjes sė baktereve Gram pozitive. Agari poashtu pėrmban
llaktozė dhe ngjyrė tė kuqe qė i dallon fermentuesit e llaktozės nga ato qė nuk
e fermentojnė llaktozėn. Kolonitė e baktereve llaktozė pozive janė me ngjyrė
rozė deri nė tė kuqe, kurse ato llaktozė negative janė pa ngjyrė ose
transparente. Ky agar nuk i dallon bakteret llaktozė negative; kjo rritje mund
tė tregojė se bėhet fjalė pėr disa mikroorganizma- p.sh. Proteus,
Salmonella ose Shigella. Nė mostrat e fecesit rritja e kėtyre
kolonive mjafton pėr tė vazhduar ecurinė e mėtejme diagnostike tė identifikimit.
© Pat Johnson, Palm Beach Community College, Lake Ėorth, Florida and
The MicrobeLibrary
Figura 1D
Rritja e fermentuesve
llaktozė negativ nė agarin me Eozinė metilen blu (EMB) qė pėrmban kripėra
biliare dhe ngjyra qė pengojnė rritjen e baktereve Gram pozitive. Rritja nė EMB
agar ėshtė e dobishme pėr dallimin ndėrmjet baktereve llaktozė pozitive dhe
llaktozė negative qė janė pa ngjyrė. Salmonella dhe Shigella, tė
dyjat patogjnė fermentues llaktozė negativė mund tė dallohen nga bakteret tjera
tė florės sė zorrėve qė e fermentojnė llaktozėn. © Pat Johnson, Palm Beach
Community College, Lake Ėorth, Florida and
The MicrobeLibrary
|
Figura 2. Bakteret (shkopth), mykrrat (rrethore), dhe hifet fungale (filamentoze)
nė shpuzėn e kuzhinės
©
Dennis Kunkel Microscopy, Inc.
me
leje
Figura 3
E. coli (0157:H7) e tipit hemorrhagjik. Bacil prokariot enterik Gram-negativ,
fakultativ anaerob. Mund tė jetė fatal pėr njerėz dhe merret me ushqim
nėse mishi nuk ėshtė pjekur mirė.
©
Dennis Kunkel Microscopy, Inc.
Me leje |
Gastroenteriti, diarrea
dhe dizenteria
Escherichia coli
(Figura 3)
Nė nivelin e specieve, E.
coli dhe Shigella janė tė padallueshme. Pėr arsye praktike ( parimisht pėr tiu
shmangur konfuzionit) ato nuk janė tė vendosura nė gjininė e njėjtė. Jo
papritur janė shumė pėrputhje nė mes tė sėmunjdeve tė shkakuar nga kėto dy
mikroorganizma.
1) E.coli
Enteropatogjene (EPEC). Serotipet e caktuara zakonisht janė tė shoqėruara
me diarre tė foshnjeve. Provat gjenetike kanė konfirmuar se kėto shtame dallojnė
nga grupet tjera. Aty ėshtė njė lezion karakteristik morfologjik me destruksion
tė mikrovileve pa invazion tė organizmit, gjė qė sugjeron adesionin si proces tė
rėndėsishėm. Klinikisht vėrehen ethe, diarre, nauze, vjellje, zakonisht me feces
pa primesa gjaku.
2) E. Coli Enterotoksigjne
(ETEC) shkakton diarre tė ngjajshme si te kolera por nė shkallė mė tė lehtė. Po
ashtu, shkaktojnė diarre tė udhėtarėve. Sintetizohen dy tipe tė toksineve tė
koduara nga plazmidet.
a) Toksina termolabile e
cila ėshtė e ngjajshme me toksinėn e kolerės. Adenil-ciklaza ėshtė aktivizuar
nga prodhimi i AMP-ciklike dhe shtimit tė sekretimit tė ujit dhe joneve.
b) Toksina termostabile.
Guanilat-ciklaza e aktivizuar, e cila inhibon absorbimin e joneve prej lumenit
te zorrėve.Diarea e lėngėshme, ethet dhe nauzea rezultojnė nė tė dy rastet.
3) E.coli Enteroinvazive
(EIEC ) shkakton dizenterinė ( nuk dallohet nga shigellosa, shih dizenterinė
bacilare mė poshtė).
4) Enterohemorrhagic
E. coli (EHEC). Kryesisht janė serotipet O157:H7
(fig 4)
|
Figura 4A Mikrografia transmisive elektronike e Escherichia coli O157:H7.
CDC/Peggy S. Hayes
psh1@cdc.gov
Figura 4B Kronologjia e infeksioneve me E. coli O157:H7, njė sėmundje e
pėrhapur me ushqim.
CDC
|
Kėto mikroorganizma mund tė shkaktojnė
kolit hemorragjik ( tė karakterizuar me diare me gjak dhe tė bollshme me disa
leukocite tek pacientėt
afebril). Megjithatė, rėndėsia e tyre ėshtė duke u rritur ( fig 4) me
njohjen e epidemive tė shkaktuara nga kontaminimi i mishit tė hamburgerit.
Mikroorganizmat mund tė pėrhapen nėpėr gjak dhe tė shkaktojnė sindromin
hemolitiko-uremik sistemik ( anemia hemolitike, trombocitopenia dhe insuficienca
e veshkave). Prodhimi i vero-toksinės ( biokimikisht e ngjashme me
shiga-toksinėn ) ėshtė e asocuar me kėtė grup tė mikroorganizmave. Toksina ėshtė
e koduar nga fagu lizogjenik. Hemolizinat ( tė koduara nga plazmidet) poashtu
janė tė rėndėsishme nė patogjenezė.
Siē u tha mė lart , aty janė sė paku
4 sėmundje me etiologji tė qartė. Megjithatė, nė laboratoret diagnostikuese
grupet nė pėrgjithėsi nuk diferencohen dhe tretmani bazohet nė simptomatologji.
Antibiotikėt nė pėrgjithėsi nuk pėrdoren, pėrveē nė disa sėmundje tė rėnda ose
sėmundje qė kanė progreduar nė stadin sistemik ( p.sh. sindroma
hemolitiko-uremike).
Dy klasa tė mėdha tė pileve janė
prodhuar nga E. coli : piliet manozė senzitive dhe manozė rezistente. Lidhja e
mėparshme pėr manozėn e cila pėrmban glikoproteinė dhe e mėvonshme pėr
cerebrozide nė epitelin e nikoqirit , lejon lidhjen. Kjo ndihmon nė kolonizimin
e E. coli.
|
Figura 5. Shigella dysenteriae Bacil prokariot enterik, Gram-negativ,
fakultativ anaerob; shkakton dizenterinė bacilare. Mė se shpeshti haset nė
ujėrat e kontaminuara me feces tė njeriut.
©
Dennis Kunkel Microscopy, Inc.
Me
leje |
Shigella
Shigella
(4 speciet; S. flexneri, S. boydii, S. sonnei (figura 5),
S. dysenteriae) tė gjitha shkaktojnė dizenterinė bacilare ose
shigellozėn( fecesi me gjak i shoqėruar me dhembje intestinale). Mikroorganizmat
sulmojnė shtresėn epiteliale por nuk penetrojnė. Zakonisht brenda 2-3 ditėve,
dizenteria e shkaktuar nga bakteria e dėmton shtresėn epiteliale tė intestinumit
duke prodhuar mukus dhe gjak ( qė haset nė feces) dhe tėrheqjen e leukociteve (
gjithashtu tė gjetur ne feces si qelb). Ndonjėherė diarea e lengshme vėrehet
pa shenja tė dizenterisė. Shiga toksina ( e koduar mga kromozomet ) e cila ėshtė
neurotoksike, enterotoksike dhe citotoksike luan rol nė patogjenezė. Enterotoksiciteti i
saj mund tė bėj sėmundjen klinikisht tė duket si diare. Toksina e inhibon
sintezėn e proteinave ( vepron nė nėnnjėsinė 70S tė ribosomeve dhe lizon 28S
rARN ) Kjo ėshtė sėmundje primarisht e fėmijėve e shkaktuar nga kontakti fekalo-oral.
Tė rriturit mund tė infektohen nga fėmijėt, po ashtu mund tė transmetohet nga tė
rriturit tė cilėt manipulojnė me ushqim e tė cilėt e kontaminojnė ushqimin.
Burimi i tė dy rasteve
janė duart e palara. Njeriu ėshtė i vetmi rezervar.
Menagjimi i dehidrimit
ėshtė e rėndėsisė primare. Nė tė vėrtetė diarea e lehtė shpesh nuk njihet si
shigellozė. Pacientėt me dizenteri tė rėndė zakonisht trajtohen me antibiotikė (
p.sh. ampicilin). Nė dallim me sallmonellozėn pacientėt reagojnė nė terapinė me
antibiotikė dhe zgjatja e sėmundjes shkurtohet.
|
Figure 6. Salmonella bacil prokariot duke u ndarė; vėreni
flagjelat. Shkakton salmonellozėn (helmim me ushqim). (x 20,800)
©
Dennis Kunkel Microscopy, Inc.
Me leje
Figura 7a. Izolimi i Salmonella enteritidis sipas regjioneve, SHBA,
1974-1994
CDC |
Salmonella
(figura 6)
Bazuar nė studimet
gjenetike, ekzistojnė dy specie tė sallmonellave: S. Enterica dhe S. bongori.
Nė anėn tjetėr duke pėrdorur antitrupat e caktuar, mė shumė se 2000 serotipe
antigjenike janė zbuluar. Janė vetėm disa tipe tė cilat janė zakonisht tė
shoqėruara me sėmundjen karateristike humane ( mė tė shpeshtat janė S.
enteritidis, S. cholerae-suis dhe S. Typhi).
Salmonelloza, infeksioni mė
i zakonshėm me salmonella ėshtė i shkaktuar nga njė mori serotipesh ( mė tė
zakonshmet janė Salmonella enteritidis dhe pėrhapet nga ushqimi i
kontaminuar ( siē janė shpezėt dhe vezėt -figura 7a). Nuk ka rezervar human dhe
zakonisht shfaqet si gastroenterit ( nauze, vjellje dhe jashtėqitje pa gjak).
Sėmundja zakonisht ėshtė vetėlimituese ( 2-5 ditė). Sikurse Shigella , kėto
mikroorganizma e atakojnė epitelin por nuk shkaktojnė infeksion sistemik. Nė
rastet e pakomplikuara tė salmonellozės terapia me antibiotikė nuk ėshtė e
dobishme. S. cholerae-suis ( e cila ėshtė mė e rrallė) shkakton septikemi
pas invazionit. Nė kėtė rast , terapia antimikrobike ėshtė e nevojshme.
Forma e rėndė e infeksionit me salmonella , tifoide ( ethet enterike) , e
shkaktuar nga Salmonella typhi rallė shfaqet ne Shtetet e Bashkuara tė Amerikės,
mirėpo ėshtė njėra ndėr shkaktarėt historik tė pėrhapjes epidemike dhe ende
ekziston nė botėn e tretė. Mikroorganizmat pėrhapen nga rezervari human ose nga
pajisjet e ujit ( nėse kushtet sanitare janė tė pavolitshme) ose nga ushqimi i
kontaminuar. Fillimisht atakon epitelin intestinal dhe gjatė fazės akute
vėrehen simptomet gastrointestinale. Mikroorganizmat depėrtojnė ( zakonisht
brenda javės sė parė) dhe kalojnė nė gjak ku diseminohen nė makrofagje. Vėrehet
pasqyra tipike e infeksionit sistemik bakterial. Septikemia zakonisht ėshtė e
pėrkohshme me strehimin pėrfundimtar tė mikroorganizmit nė fshizėn e tėmthit.
Mikroorganizmat strehoen nė intestinum pėr disa javė. Nė tė njėjtėn kohė
gastroenteriti (duke pėrfshirė diarenė) pėrsėri vrehet. Antigjeni kapsular (Vi)
luan rol nė patogjenezėn e tifos. Statusi i bacil-bartėsit ėshtė i rėndomtė.;
kėshtu qė njė person ( i cili manipulon me ushqim ) mund tė pėrhap shumė
sėmundjen. Terapia me antibiotik ėshtė primare. Vaksinat nuk janė efektive dhe
nė pėrgjithėsi nuk pėrdoren ( shih komentin te kolera ).
|
Figura 7b
Yersinia enterocolitica bacil Gram-negativ, fakultativ anaerob
(duke u ndarė). Kjo baktere liron toksina qė shkaktojnė enterit me dhembje
qė i pėrngjan apendicitit.
©
Dennis Kunkel Microscopy, Inc.
Me
leje |
Yersinia
Yersinia entercolitica
(figura 7b) ėshtė shkaktare kryesore e gastroneteritit ( simptomi kryesor klinik)
ne Skandinavi dhe herė pas here shfaqet nė SHBA. Mikroorganizmi ėshtė invaziv (
zakonisht pa pėrhapje sistemike). Infeksioni nė mėnyrė tipike paraqitet me diare,
ethe dhe dhembje abdominale. Megjithatė simptomet sistemike pas
bakteremisė janė vrejtur. Mikroorganizmi mund tė pėrhapet me kontaminim
fekal tė ujit ose qumėshtit nga kafshėt shtėpiake ose nga ngrėnia e produkteve
tė mishit. Mė sė miri izolohet nga mediumet e ftohta: kur tė futet nė
temperaturė tė frigoriferit ky mikroorganizėm mbijeton derisa tė tjerėt jo.
Sėmundje e ngjajshme por mė pak e rėndė shkatohet nga Y. pseudotuberculosis.
Treapia me antibiotikė ėshtė e rekomanduar.
|
|
VIBRIO
Kėto janė baktere Gram negative.
Janė nė formė tė presjes, anaerobe fakultative dhe oksidazė pozitive. Mė i
rėndėsishmi ėshtė Vibrio Cholerae ( figura 8 dhe 9) , shkaktare e kolerės.
Ajo ka kėrkesa tė thjeshta nutritive dhe lehtė kultivohet. V cholera
ėshtė gjetur nė fecesin e personave tė infektuar dhe pėrfundon nė pajisjet
e ujit nė qoftė se ujėrat e zeza nuk pėrpunohen. Kėshtu qė mikroorganizmi
pėrhapet duke pirė ujin e kontaminuar. Mikroorganizmat mbijetojnė nė ujin e
freskėt dhe ngjajshėm me vibriot tjera nė ujin e njelmėt. Ushqimi, pas ujit
tė kontaminuar, ėshtė rrugė tjetėr e kontaminimit. Kjo ėshtė primarisht
sėmundje e botės sė tretė. NėSHBA ėshtė vrejtur tek udhėtarėt ndėrkombėtar,
poashtu ndonjeherė ėshtė parė pas konsumimit tė ushqimit tė detit. Nė zorrė,
mkroorganizmat aderojnė pėr epitelin e intestinumit pa e penetruar. Aderimi
pėr mikrovile ėshtė i rėndėsishėm pėr patogjenezė. Pastaj vjen deri te
sekretimi i toksinės sė kolerės.
Choleragen
(kolera toksin) ėshtė e koduar nga kromozomet dhe pėrmban dy tipe tė
nėnnjėsive ( A dhe B). Nėnjėsia B lidhet pėr
gangliozide nė sipėrfaqe tė qelizave epiteliale dhe lejon futjen brenda
tė nėnnjėsisė A. Nėnjėsia A mund tė pėrmbajė kanal hidrofobik nėpėr tė
cilin futet nėnnjėsia A. Nėnnjėsia A e katalizon ribozilimin e ADP-sė tė
kompleksit regulator i cili e aktivizon adenil-ciklazėn nė membranėn
qelizore tė epitelit tė zorrėve. Prodhimi tejmase i AMP-sė ciklike e
stimulon sekretimin masiv tė joneve dhe ujit nė lumen. Dehdrimi dhe vdekja (
pa tretman ) janė si pasojė. Zėvendėsimi i lėngjeve ėshtė komponenta
kryesore e tretmanit. Terapia me antibiotik mund tė pėrdoret si shtesė.
Vaksinimi ėshtė pjesėrisht efektiv dhe nė pėrgjithėsi nuk preferohet.
Kryesisht preferohet pėr gjatė udhėtarėt ndėrkombėtar.
Vibrio parahemolyticus
zakonisht perhapet duke konsumuar ushqimin e detit tė papėrpunuar dhe nuk
vrehet zakonisht nė SHBA. Mikroorganizmi mė sė miri rritet nė pėrqėndrimet e
larta tė kripės.
Vrehet diarea pa gjak por nuk ėshtė e rėndė si kolera.
|
ANIMACION
Patologjia e kolerės
©
Alan House and Mike Hyman, Department of Microbiology, North Carolina State
University, Raleigh, N.C. and
The MicrobeLibrary
|
|
Figura 8a
Vibrio parahaemolyticus bacil
halofil, fakultativ anaerob qė shkakton sėmundje pėrmes ushqimit tė njohur
si helmim me ushqim deti. Pėrhapet pėrmes konsumimit tė ushqimit tė
papėrpunuar ose tė papjekur mirė tė detit siq janė guacat. Mė rrallė, kjo
baktere mund tė shkaktojė infeksion nė lėkurė nėse plaga e hapur ekspozohet
nė ujin e detit.
©
Dennis Kunkel Microscopy, Inc.
Me leje
Figura 8b
Vibrio parahaemolyticus bacil
halofil, fakultativ anaerob qė shkakton sėmundje pėrmes ushqimit tė njohur
si helmim me ushqim deti. Pėrhapet pėrmes konsumimit tė ushqimit tė
papėrpunuar ose tė papjekur mirė tė detit siq janė guacat. Mė rrallė, kjo
baktere mund tė shkaktojė infeksion nė lėkurė nėse plaga e hapur ekspozohet
nė ujin e detit.
©
Dennis Kunkel Microscopy, Inc.
Me leje
Figura 8c Vibrio
cholerae. Ngjyrosja e flagjelave sipas Leifsonit.
CDC/Dr. Ėilliam A.
Clark
Figure 9. Vibrio
cholerae Bacil Gram-negativ, fakultativ anaerob, i lakuar nė formė tė
presjes; shkakton kolerėn aziatike.
©
Dennis Kunkel Microscopy, Inc.
me
leje |
Figura 10a. Campylobacter fetus. Ngjyrosja e flagjelave. CDC/Dr.
Ėilliam A. Clark
Figure 10b
Campylobacter
jejuni ėshtė
bacil enterik i lakuar. Shkakton kampilo-bakteriozėn, njė ndėr sėmundjet
mė tė shpeshta bakterore qė japin diarre nė SHBA. Ėshtė e ndjeshme dhe
lehtė mbytet nė temperaturat e ulta apo tė larta. Bartės tė kėtyre
baktereve janė zogjtė pėr shkak tė temperaturės ė tyre trupore qė
preferohet nga kampilobakteret. Burim i infeksionit te njerėzit ėshtė
zakonisht manipulimi joadekuat i mishit tė papėrpunuar tė shpendėve ose
tė papjekur mirė tė tyre. ©
Dennis Kunkel Microscopy, Inc. Me leje |
CAMPYLOBACTER DHE HELICOBACTER
Kėto dy grupe tė mikroorganizmave
Gram negative kanė formė tė lakuar apo spirale dhe janė gjenetikisht tė
ngjashme.
Shkaktari mė i shpeshtė i
sėmundjeve humane ėshtė C. jejuni. Mikroorganizmi infekton traktin
intestinal tė disa kafshėve (duke pėrfshirė gjedhet dhe delet) dhe ėshtė
shkaktar kryesor i abortit. Pėrhapet nga qumėshti dhe produktet e mishit.
Diarea e lėngshme ėshtė
predominante por dizenteria ėshtė e rėndomtė. Mikroorganizmi ėshtė invaziv
por nė pėrgjithėsi mė pak se shigella. Plogėshtia, ethet dhe dhembjet
abdominale janė veēori tė tjera tė sėmundjes. Bakteremia ėshtė vėrejtur nė
njė numėr tė vogėl tė rasteve. Mikroorganizmi rritet nė kushte
mikroaerofile dhe mė sė miri rritet nė temperaturė 42 oC. Mė
sė shpeshti izolohet nėn kėto kushte duke pėrdorur medium selektive. Mund tė
trajtohet me antibiotik por zakonishtė ėshtė sėmundje vetėlimituese.
Helicobacter pylori
(figura 11) ėshtė pranuar nė
kėto vitet e fundit si shkaktar kryesor i ulēerės sė lukthit. Mikroorganizmi
jeton kronikisht nė mukozėn e lukthit tė njeriut. Kultura ėshtė metodė e
preferuar diagnostikuese por mund tė mos ketė sukses nė njė numėr tė rasteve.
Mikroorganizmi
prodhon ureazėn e cila e prodhon amoniakun dhe dioksidin e karbonit. Kjo
ndihmon nė detektimin dhe identifikimin e mikroorganizmit tė izoluar. Ureaza
prodhohet nė sasi tė madhe sa qė mund tė detektohet direkt nė mostrėn e
mukozės pas endoskopisė. Alternativisht CO2 i markuar si 13C
ose 14C detektohet nė frymėmarrje pas thithjes sė uresė sė
markuar. Prodhimi i amoniakut ėshtė faktor patogjen (lokalisht e neutralizon
acidin e lukthit). Terapia me antibiotikė e eliminon mikroorganizmin, e
shėron ulqerėn peptike dhe nė pėrgjithėsi e mėnjanon mundėsinė e relapsit.
Pėrfundimi Masat sanitare mbrojnė rezervoaret e ujit nga kontaminimi me ujėra tė zeza.
Kjo ėshtė arsyea primare qė epidemitė me patogjene tė rrezikshme pėr jetė
(p.sh. kolera dhe tifoidi) hasen rrallė nė vendet perendimore por janė tė
shpeshta nė botėn e tretė. Disa sėmundje mė pak tė rėnda (p.sh.
salmonelloza,EHEC) ende paraqiten prej ngrėnjes se produkteve tė
kontaminuara me preardhje shtazore , tė cilat kontrollohen mė pak. Shigella, e cila ėshtė nikoqir i njeriut shumė vėshtire eradikohet.
Vaksinimi pėrdoret rrallė dhe ėshtė mėnyrė e shtrenjtė kur krahasohet me
tretmanin e ujėrave tė zeza. Nė diaret e rėnda zavendėsimi i lėngjeve ėshtė
kryesor .Terapia me antibiotik pėrdoret nė disa infeksione lokale dhe
gjithmonė nė sėmundjet sistemike.
|
|
Figura 10c
Campylobacter
jejuni bacil
Gram-negativ enterik. Gjindet nė traktin tretės tė njerėzve dhe kafshėve.
Mund tė udhėtojė nė drejtim tė zgavrrės sė gojės dhe traktit urogjenital.
Shkakton gastroenterit sidomos te fėmijėt. ©
Dennis Kunkel Microscopy, Inc.
Me leje
|
Figura 11a
Helicobacter pylori nė mikrografinė elektronike; mikroaerofil nazeqar; formė
tipike spirale.Shkakton gastrit kronik, ulqerė peptike dhe kancer tė lukthit.
Ky imazh pėrdoret pėr tė dėshmuar morfologjinė spirale tė kėtij
mikroorganizmi. Madhėsia mesatare: 1 mikron me 2-5 mikronė. Mikrobi ndodhet
nė fazėn log tė rritjes. © Cindy R. DeLoney, Loyola University of Chicago,
Chicago, Illinois and
The MicrobeLibrary
Figura 11b
Helicobacter pylori bacil spiral deri pleomorf Gram-negativ. Mund tė
lėviz me flagjelat e holla nė skajin e qelizės. Ekzistojnė shumė shtame tė
H.pylori qė japin sėmundje nė njerėz. Infeksioni me H. pylori
ėshtė shkaktar kryesor i gastritit kronik
sipėrfaqėsor dhe shoqėrohet me ulqerė gastrike dhe duodenale. Jeton nė
hapėsirėn ndėrmjet sipėrfaqeve tė qelizave epiteliale gastrike. Shpesh
grumbullohet nė trajtė tufash nė lidhjet ndėrmjet qelizave epiteliale.
©
Dennis Kunkel Microscopy, Inc.
Me leje
Figura 11c
Helicobacter pylori bacil spiral deri pleomorf Gram-negativ.
©
Dennis Kunkel Microscopy, Inc.
Me leje
|
|
Kthehu nė
Seksionin e Bakteriologjisė tė Mikrobiologjia dhe Imunologjia On-line
Faqja e pėrditėsuar mė
Sunday, February 15, 2015
Faqja mbahet nga
Richard Hunt
|